• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 24 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti

A e shtojnë rrezikun e harresës ushqimet e shpejta, flasin ekspertët

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
19 December 2022
në Shëndeti
0 0
0
A e shtojnë rrezikun e harresës ushqimet e shpejta, flasin ekspertët
0
SHPERNDARJE
39
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

400-500 kalori në ditë të marra në formën e ushqimeve fast food mjaftojnë për të shtuar rrezikun e harresës, mungesës së orientimit apo të humbjes së fillit logjik.

Një studim i kohëve të fundit thotë se më shumë se 400-500 kalori në ditë të marra përmes ushqimeve fast food, si për shembull hamburger, një gjysmë pice të ngrirë, apo ushqimeve të konservuara si patatinat apo ëmbëlsirat e ndryshme, mjaftojnë për të shtuar rrezikun e dëmtimit të aftësive konjitive duke çuar në harresë, mungesë orientimi, paaftësi për të përfunduar fjalitë apo një mendim apo humbje të fillit logjik.

Studimi, në të cilin gjatë një periudhe 8-vjeçare u përfshinë 10.775 burra dhe gra në Brazil, arriti në përfundimin se njerëzit që konsumojnë më shumë ushqime të gatshme apo të ngrira, preken 28% më shumë nga humbja e aftësive konjitive, krahasuar me njerëzit që i konsumojnë shumë rrallë këto ushqime.

Studimi i publikuar në revistën shkencore “JAMA Neurology” evidentoi se dy vendet më të prekura janë Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, ku njerëzit konsumojnë më shumë se 50% ushqime të përpunuara në ditë.

Gjithsesi ekspertët theksojnë se të dhënat nuk janë “të prera me thikë”. “Ky studim thjesht provon se ka një lidhje mes konsumit të ushqimeve fast food dhe humbjes së aftësive konjitive” – thotë Duane Mellor, dietolog në universitetin Aston në Mbretërinë e Bashkuar, i cili nuk ka marrë pjesë në këtë studim.

“Problemi është se janë të dhëna vëzhguese, pra nuk ka prova shkakësore”. Mellor thekson se studiuesit dinë mjaftueshëm për ndikimin negativ që kanë ushqimet fast food dhe ato të konservuara në shëndetin e njerëzve. Sidoqoftë, thotë ai, është e vështirë të thuhet nëse këto ushqime janë më të dëmshme se ato me shumë yndyrë, kripë dhe sheqere.

Ekspertët thonë se ky studim ka dështuar në gjetjen e faktorëve të tjerë që kontribuojnë në humbjen e aftësive konjitive.

“Mund të jetë më e mundshme që këta njerëz që kanë ngrënë shumë ushqime të tilla, të kenë ngrënë më pak ushqime të shëndetshme si perime, fruta, arra, farëra dhe bishtaja” , tha Mellor.

Shëndeti konjitiv është çështje shumë e ndërlikuar dhe humbja e aftësive mund të shkaktohet si pasojë e shumë faktorëve të tjerë veç ushqimit, siç është mungesa e aktivitetit fizik, pirja e duhanit, alkooli, si dhe sëmundjet kardiovaskulare dhe metabolike. Ky studim nuk i përfshin këta faktorë në analizën e tij.

“Kjo e bën të pamundur daljen në përfundime të tilla”, thotë Gunter Kuhnle, profesor për ushqimin dhe shkencat ushqimore në universitetin Reading në Mbretërinë e Bashkuar.Probleme shëndetësore madhore në mbarë botën.

Ushqimet e pashëndetshme po shkaktojnë probleme shëndetësore madhore në mbarë botën. Pavarësisht kundërshtive rreth studimit të fundit, ekspertët mjekësorë dhe nutricionistët si Mellor, dakordësohen se dieta dhe ushqyerja janë dy nga faktorët madhorë të rrezikut për shëndetin e njerëzve në mbarë botën. Faktet tregojnë se obeziteti është sot një problem më shqetësues se uria.

Ushqimet me shumë yndyrë, sheqer dhe kripë, të përpunuara ose jo, janë shkaktare për obezitetin, sëmundjet kardiovaskulare, kancerin dhe rritjen e vdekshmërisë në shkallë botërore.

Një tjetër raport i kohëve të fundit nga “Global Panel on Agriculture and Food Systems Nutrition”, grup i pavarur ekspertësh shëndeti dhe nutricionistë, thotë se vendet në zhvillim, ku shitja e ushqimit të përpunuar po rritet me ritme të shpejta, janë veçanërisht të rrezikuar në vitet e ardhshme.

Sipas raportit mbi tre miliardë vetë nuk i kanë mundësitë për ushqime të shëndetshme e për pasojë kanë një ushqyerje të varfër.

Nuk është kurrë vonë për t’u ushqyer shëndetshëm. Studimet tregojnë se modele të të ushqyerit si për shembull, ushqimi Mesdhetar, ndihmojnë në pakësimin e rrezikut për humbjen e aftësive konjitive dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Ushqimi Mesdhetar përmban ushqime të freskëta, pa shumë yndyrë, kripë dhe sheqer, shkruan DW.

“Përpiquni të shijoni një dietë të thjeshtë dhe të larmishme, të bazuar tek perimet, arrat, bishtajoret, farërat dhe drithërat dhe hani në sasi të moderuara prodhime bulmeti dhe mishi të freskët”, thotë Mellor.

Tags: BrazilEkspertëtUshqmet
Postimi i mëparshëm

Bajqinovci: Serbia vijon me skenarin e njëjtë të aplikuar në vitet 90-ta në Ballkan

Postimi tjetër

Dashi: Pas pandemisë së COVID po troket pandemia e shëndetit mendor tek të rinjtë në Shqipëri

Të ngjajshme Postime

Nëse çorapet ju lënë shenja të thella në këmbë, nuk është rastësi: Ja çfarë po sinjalizon trupi
Këshilla

Nëse çorapet ju lënë shenja të thella në këmbë, nuk është rastësi: Ja çfarë po sinjalizon trupi

13 January 2026
A e dini çfarë del bashkë me ujin e dushit? Zbulimi që do t’ju bëjë të pastroni menjëherë
Këshilla

A e dini çfarë del bashkë me ujin e dushit? Zbulimi që do t’ju bëjë të pastroni menjëherë

7 January 2026
5 sekretet që çdo çift i lumtur i di (por s’i tregon!)
Jeta në çifte

5 sekretet që çdo çift i lumtur i di (por s’i tregon!)

7 January 2026
A i dinit këto 5 efekte negative të veshjeve të ngushta në trup?
Shëndeti

A i dinit këto 5 efekte negative të veshjeve të ngushta në trup?

6 January 2026
Doni të zgjasni flokët shpejt? Bëni këtë veprim dy herë në ditë dhe do të shihni rezultate të shkëlqyera
Këshilla

Doni të zgjasni flokët shpejt? Bëni këtë veprim dy herë në ditë dhe do të shihni rezultate të shkëlqyera

4 January 2026
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?
Shëndeti

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta trajtojmë?

2 January 2026
Postimi tjetër
Dashi: Pas pandemisë së COVID po troket pandemia e shëndetit mendor tek të rinjtë në Shqipëri

Dashi: Pas pandemisë së COVID po troket pandemia e shëndetit mendor tek të rinjtë në Shqipëri

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu