Greva në arsim nisi më 25 gusht të këtij viti. Si pasojë e kësaj, 300 mijë nxënës të Kosovës, mbetën pa mësim për rreth një muaj.
Ajo ishte pezulluar pas rreth një muaji, me zotimet se do te gjendet gjuhe e përbashkët.
Pikërisht, për kërkesat që SBASHK kishte në atë periudhë, më 22 dhjetor Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare, për të shqyrtuar në lexim të dytë Projektligjin për pagat në sektorin publik.
Disa ditë para kësaj, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka adresuar kritika për qeverinë në pushtet.
Jasharaj po kritikon specifikisht ministren e Arsimit Arberie Nagavcin, pasi qe sipas tij po pamundëson dialogun e mirëfilltë.
Ndërkohë Ministria e Arsimit duke përmendur humbjet nga greva, ka theksuar domosdoshmërinë e respektimit te kalendarit shkollor, raporton T7.
Sindikalistët kanë kërkuar 100 euro për punëtorë për çdo muaj deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për paga.