Reperi kosovar, Getoar Aliu i njohur në publik si Getinjo është njëri nga banoret e reality-show, “Big Brother Kosova Vip”, përcjell InLajmi.
Brenda mureve të shtëpisë reperi tash e 2 javë po tregon histori të ndryshme nga jeta e tij personale dhe ajo profesionale.
Së fundmi këngëtari tregoi se kur ishte vetëm 4 vjeç ra nga kati i 4-të i shtëpisë, e sipas artistit kjo ishte si shkak i testimit të atleteve të reja që ia kishte blerë babai.
Ndryshe viti 2022 ishte mjaft i ngjeshur për Getinjon në aspektin profesional pasi përveç këngëve të reja ai mori pjesë edhe në koncerte të shumta muzikore. /InLajmi/