Qendra ditore për fëmijët në nevojë në kryeqytet ofron shërbime të ndryshme për këtë kategori të fëmijëve. Në mesin e tyre është është edhe një 13 vjeçare e cila së bashku me familjarë të saj marrin shërbime në këtë qendër. E nga kjo qendër thonë se janë rreth 25 fëmijë që në baza ditore e vizitojnë këtë qendër.
Për çdo ditë rreth 25 fëmijë në situatë rruge vizitojnë këtë qendër ditore në kryeqytet.
Tash e 3 vjet, kjo qendër ka për synim të ulë rreziqet dhe abuzimet që u kanosen kësaj kategorie të fëmijëve, andaj vazhdimisht u ofron shërbime të ndryshme.
Egzona Gashi, kordinatore në këtë qendër tregon se për cilët fëmijë mund të ofrohen shërbime.
“Qendra ofron tash e tre vite shërbime mbrojtëse për fëmijët në situtë rruge, për fëmijët në situate të rrezikshme në nevojë për mbrojtje, për fëmijët e lagjes që kanë nevojë për mbështetje edukativo – psikosociale”, deklaroi Gashi.
Sipas saj, në baza vjetore janë rreth 200 fëmijë që e frekuentojnë këtë qendër, shkruan TëVë1.
Ndryshe, rreth 3 vjet më parë, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën Terre des Hommes – Kosovo hapi këtë qendër të qëndrimit ditor për fëmijë në situatë rruge.