Banorët e reality-show “Big Brother Kosova Vip” po vazhdojnë të zbulojnë detaje nga jeta e tyre personale dhe ajo profesionale me anë të tregimit të historive të ndryshme, përcjell InLajmi.
E ai që këtë të shtunë habiti me deklaratën e tij ishte Andi Artani i cili fillimisht në publik u bë i njohur përmes spektaklit “Për’Puthen”.
Andi tregoi se kurrë në jetën e tij nuk ka lexuar ndonjë libër, teksa theksoi se para gjashtë muajsh ka filluar të merret me lexim.
“Kurrë në jetën time libër nashta s’kam lexu tamam, para gjashtë muajve ia kam nisë, se e kam ndryshu stilin e jetës pak”, tregoi Andi.
Tutje ai tregoi se pasi lexonte 10 faqe e shpërblente vetën me një hamburger.