Të premten ish-komandanti i UÇK-së, Salih Mustafa është dënuar me 26 vjet burgim për krime lufte nga Gjykata Speciale, përcjell InLajmi.
E lidhur me dënimin e Mustafës ka reaguar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha se ky gjykim e forcon shtetin e së drejtës.
Ambasadori shtoi se ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo një aktgjykim ndaj UÇK-së.
Tutje ai tha se është e rëndësishme vendosja e drejtësisë për viktimat.
Postimi i plotë i tij:
“Gjykim i rëndësishëm që forcon shtetin e së drejtës. Ky është një aktgjykim ndaj një individi për kryerjen e krimeve të rënda të luftës, jo një aktgjykim ndaj UÇK-së. Po aq e rëndësishme është vendosja e drejtësisë për viktimat – s’ka mosndëshkim”. /InLajmi/