Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se aktiviteti humanitar “Vrapo Babadimër”, do të organizohet edhe këtë vit në sheshet e Prishtinës, përcjell InLajmi.
Rama tregoi se me datë 25 dhjetor, duke filluar nga ora 12:00 do fillojë ky aktivitet dhe se kostumet dhe numri pjesëmarrës mund të blihet çdo ditë te sheshi “Zahir Pajaziti” në shtëpizën e “Vrapo Babadimër”.
Tutje ai shtoi se të gjitha mjetet e grumbulluara do të dhurohen për familjet në nevojë dhe fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë.
Postimi i plotë i tij:
Jepi buzëqeshje familjeve në nevojë, bëhu Babadimër
Më 25 dhjetor, duke filluar nga 12:00, ju presim të gjithëve të vrapojmë së bashku me kostume nga sheshi “George Bush” deri tek sheshi “Skënderbeu”, për tu kthyer më pas në pikën e nisjes.
Kostumet dhe numrin pjesëmarrës mund t’i bleni çdo ditë tek sheshi “Zahir Pajaziti” në shtëpizën e “Vrapo Babadimër”.
Të gjitha mjetet e grumbulluara do të dhurohen për familjet në nevojë dhe fëmijët në repartin e hemato-onkologjisë
Faleminderit Jusuf për ftesën e dhuratën, mezi presim t’i bashkohemi iniciativës/InLajmi/