Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, reagoi për dënimin me 26 vjet burgim të ish-komandantit të UÇK-së Sali Mustafës, për të cilin beson se do të marrë epilog ndryshe, atë të pafajësisë, sikur edhe në shumë raste të tjera, përcjell InLajmin.
Haradinaj beson se dënimi i tij do ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, pasi sipas tij plot raste të tjera ka ndodhur si ky i Mustafës që janë dënuar, por që dënimet janë rikthyer në pafajësi.
Krytetari i AAK-së thotë se beson fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së.
Tutje, ai thekson se se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër.
Postimi i plotë i tij:
Unë besoj fuqishëm në pafajësinë e UÇK-së. Kosova e ka pranuar drejtësinë si mekanizëm për heqjen e gjitha dilemave se lufta e UÇK-së për lirinë e vendit ka qenë luftë e pastër!
Dënimi sotëm i Sali Mustafës është vetëm një shkallë e drejtësisë, dhe rasti i tij në një shkallë tjetër, shpresoj ta marrë një epilog tjetër për lirinë e tij, siç ka ndodhur në plot raste të tjera, që dënimet drakoniane janë rikthyer në pafajësi!. /InLajmi/