Mustafa akuzohet për torturim, trajtim mizor dhe vrasje të të ndaluarve në kompleksin e BIA-s, ku ai ishte udhëheqës.
Aktgjykimin e ka shpallur kryetarja e trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia, shkruan Klan Kosova.
“Në emër të popullit të Kosovës për arsyet e shtjelluara në aktgjykim, duke marrë parasysh të gjitha provat dhe dëshmitë e palëve, ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, torturë si krim lufte dhe vrasje e paligjshme si krim lufte”.