Pas dënimit të Salih Mustafës nga Gjykata Speciale ka pasur reagime të shumta nga fytyra të ndryshme publike, duke e quajtur vendim të padrejtë e pa bazë, përcjell InLajmi.
Njëri nga personat që reagoi është edhe aktivisti i PSD-së, Frashër Krasniqi, i cili tha se UÇK-ja është dënuar për vrasjet që i bëri ushtria e Serbisë.
Tutje ai shtoi se është koha që populli të tregoj se mendon ndryshe pasi në emër të popullit të Kosovës, UÇK-ja po dënohet si ndërmarrje kriminale.
Postimi i plotë i tij:
Në emër t’popullit t’Kosovës, UÇK-ja po dënohet si ndërmarrje kriminale. Në emër t’popullit t’Kosovës, sot UÇK-ja u dënua për vrasjet që i bëri ushtria e Serbisë. Është koha me tregu që populli mendon ndryshe! /InLajmi/