Ish-ministri Arsim Bajrami, teksa ka reaguar në lidhje me dënimin me 26-vjet burgim të Sali Mustafës, ka bërë krahasimin e dënimeve të ulëta që ka dhënë kjo gjykatë ndaj serbëve, të cilët kanë kryer krime luftë në Kosovë dhe dënimin e Mustafës, përcjell InLajmi.
Sipas Barjamit, këto dënime të serbëve janë tepër të ulëta, pasi këta serbë siç thekson ai, udhëhoqen fushaten e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, që rezultuan me 13 mijë të vrarë, 1.5 milion të deportuar nga Kosova, 20 mijë gra të dhunuara, varreza masive në Serbi dhe spastrimin etnik, dhe shkatrrimin e Kosovës në të gjitha sferat.
Në fund, Bajrami hedh dyshimin se a po bëhet fjalë për drejtësi, apo tendencë të relativizimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, a po bëhet barazohet viktima me agresorin.
Postimi i plotë i tij:
Dënimet e krimineleve serbë, nga TNPJ, dhe Denimi i Sali Mustafes.
Aktgjykimi i TNPJ- IT-05-87-T i dt.26. shkurt 2009.
Nikolla Shainoviqin me një dënim të vetëm me 22 vjet burgim,
Dragolub Ojdaniqin një dënim të vetëm me 15 vjet burgim,
Nebojsha Pavkoviqin me 22 vjet burg,
Vladimir Llazareviqin me 15 vjet burgim,
Sreten Llukiqin me 22 vjet burgim.
Këta udhëheqës serb udhëhoqen fushaten e gjenocidit të Serbisë në Kosovë, që rezultojë me 13 mijë të vrarë, 1.5 milion të deportuar nga Kosova, 20 mijë gra të dhunuara, varreza masive në Serbi dhe spastrimin etnik, e shkatrrimin e Kosovës në të gjitha sferat..
Aktgjykimi i DHS të Gjykatës Speciale i dt.16. dhjetor 2022
Dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale denoi sot Sali Mustafen me 26 vite burg për gjoja “keqtrajtimin” e 6 personave në Kosovë.
Vlerësoni vet, a bëhet fjalë këtu për drejtësi, apo tendencë të relativizimit të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, duke barazuar viktimem me agresorin. /InLajmi/