Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka shkruar për 25-vjetorin e anëtarisimit të Çekisë, Hungarisë dhe Polonisë në NATO, duke thënë se falë anëtarësimit të tyre, NATO është më e fortë dhe bota është më e sigurt, përcjell InLajmi.
Clinton tha se duhet të vazhdohet puna drejt paqes dhe stabilitetit në evropë, ai tha se falë bashkëpunimit dhe anëtarësimit të vendeve siç janë: Çekia, Hungaria dhe Polonia është forcuar NATO.
Ai gjithashtu shtoi se bota është më e sigurt nga anëtarësimi i vendeve të ndryshme në NATO.
Postimi i plotë i tij:
Sot, 25 vjet më parë, anëtarët e NATO-s nënshkruan dokumentet që hapën rrugën për anëtarësimin e Republikës Çeke, Hungarisë dhe Polonisë në aleancë. Tani NATO është më e fortë dhe bota është më e sigurt për shkak të anëtarësimit të tyre. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë drejt paqes dhe stabilitetit në Evropë./InLajmi/