Gjykata Speciale e Hagës të premtn shpalli verdiktin përfundimtar me masën 26 vite burg për për ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sali Mustafa, shkruan InLajmi.
Dënimi i Mustafës sipas ish-deputetit të Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, është i padrejtë ndërsa këtë vendim e quan triumf të Serbisë në raport me lirinë e Kosovës.
Në një deklaratë për Gazetën InLajmi, Berisha veç tjerash tha se këtë dënim do t’ua atribuojmë të gjithë atyre që formuan Gjykatën Speciale.
“Ky është triumf i Serbisë në raport më lirinë e Kosovës, triumf i atyre që e kanë formuar Gjykaten Speciale, kjo gjykatë është politike”, u shpreh Berisha.
Dënimi i Mustafës sipas Berishës është kryer nga “argatët” e shtetit serb.
Ish-deputetit Berisha shkon aq larg saqë përmend edhe bashkëpuntorët e Serbisë në Kosovë duke përfshirë këtu edhe njerëz që janë afër kryeministrit, Albin Kurti që sipas tij kanë dorëzuar dosje në Gjykatën Speciale.
“Jo rasisht mendoj që Serbia po triumfon në raport me lirin e Kosovës dhe ky është fati i Kosovës dhe ngadale po e humbin ata që e kemi fitu me luftë, dhe këtë besoj që e kanë bërë argatët përveç të Serbisë edhe bashkëpuntorët e tyre në Kosovë në fund të fundit dëshmohet në publik që kemi njerëz që janë në qeveri që janë afër Albin Kurtit dhe e pranojnë haptas që kanë dorzu dosje”, tha Berisha.
Në fund Berisha dënimin më 26 vite burg të Sali Mustafës e quan lajm të trishtë për Kosovën 23 vite pas luftës.
“Pra ky është një gërshetim i atyre që nuk ia duan të mirën këtij populli dhe fati ynë ka qenë që me vazhdu me u përball me Serbinë edhe në të ardhmen”, shtoi ai./InLajmi/