Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha në emisionin “Prime Time” ka komentuar situatën e krijuar së fundit në vend për shkak të tensioneve të krijuara në veri.
Berisha ka thumbuar në deklaratën e tij kryekëshilltarët e Kurtit për negociata duke thënë se janë po të njëjtit që dikur kanë krijuar lëvizje për Jugosllavi.
“Kurti nuk ka hyrë rasisht në politikë as nuk ka ardhur spontanisht dhe veç kur e kemi parë në pozicione, është proces shumë i gjatë edhe para lufte i përgatitur për ardhjen në pozicion. Mos harroni se me 14 shkurt, disa persona që në vitet e 90’ta kur ne luftonim për me kriju vizionin e një shteti të pavarur të Kosovës, krye këshilltarët e tij që ka tani për negociata krijonin “Lëvizjen për Jugosllavi” apo “Jugosllovenët e Bashkuar” apo partinë e gruas së Millosheviqt. Sot janë të njëjtit që kanë deklaruara se me 14 shkurt është çliruar Kosova.”, ka deklaruar Berisha, shkruan Gazeta10
Tutje Berisha ka thënë se edhe largimi i Kurtit nga politika do të jetë taktik por duke e dëmtuar edhe shtetësinë e Kosovës.