Pas disa fotove të Cristiano Ronaldos, ku shihej teksa stërvitej në qendrën stërvitore të Real Madridit, tifozët filluan të aludonin në një ribashkim.
Gjithsesi, për t’i shuar këta zëra u përkujdes vetë klubi “Los Blancos”, teksa tha se lojtari nuk është pjesë e klubit dhe nuk është stërvitur me klubin, transmeton lajmi.net.
“A ka stërvitur Ronaldo me grupin? Jo, sepse ai nuk është lojtar i Real Madridit kështu që nuk është e mundur. Real Madridi do të jetë gjithmonë i hapur që Cristiano Ronaldo të stërvitet këtu”, theksoi ai, transmeton lajmi.net.
Ronaldo është duke u trajnuar në Valdebebas deri sa të gjejë një skuadër të re.