Këshilltarja e ministrit për Komunitete dhe Kthim tha se të enjtën i është ndaluar hyrja në Kosovë, në mënyrë të pashpjegueshme, përcjell InLajmi.
Trajkoviq theksoi vizita e saj në Kosovë ishtë për takime zyrtare pune, si takimi me përfaqësuesit e zyrës greke dhe më përfaqësuesit e ambasadës amerikane.
Ajo apeloi t`i mundësohet liria e lëvizjes.
Politikanja serbe njihet si kritike e madhe e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Postimi i plotë i saj:
Sapo më ndaluan në vendkalimin administrativ Merdare. Jam larguar nga trafiku dhe pa shpjegim nuk më lejohet të hyj në Kosovë.
Jam rrugës për t’u takuar me përfaqësuesit e zyrës greke në Kosovë dhe ambasadës amerikane.
Ju lutem më jepni lirinë e lëvizjes!/InLajmi/
https://twitter.com/trajkovic_rada/status/1603317662389571585

















