Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se gjitha premtimet e Qeverisë Kurti janë gënjeshtra, e një ndër to edhe projektimi joserioz buxhetor të zgjerimit të magjistrales Podujevë-Prishtinë, përcjell InLajmi.
Tahiri deklaroi se një amandamet i propozuar nga Driton Hyseni që do të mundësonte përparim e do t’i eleminonte rreziqet, fatkeqësisht nuk ka kaluar.
Ai theksoi se qeveria po arsyetohet vazhdimisht, por nuk po realizon asnjë projekt dhe premtimet e tyre po dalin gënjeshtra.
Postimi i plotë i tij:
Buxhet joserioz dhe diskriminues!

Pas një projektimi joserioz buxhetor të zgjerimit të magjistrales Podujevë-Prishtinë, me vetëm 6 milionë euro. Sot në Kuvend, një amandament i propozuar nga Driton Hyseni që së paku do të mundësonte përparim e do t’i eleminonte rreziqet, fatkeqësisht nuk kaloi.
Tashmë janë bërë 2 vite arsyetime pa asnjë lëvizje. Po shihet se përkundër vullnetit tim dhe të grupit të AAK-së për ta votuar, Qeveria dhe shumica parlamentare nuk ka asnjë interesim që kjo rrugë të përfundojë
Kjo sjellje shpërfaq një gjë – se krejt arsyetimet kanë qenë të pa baza, ndërkaq premtimet gënjeshtra. Ajo rrugë edhe gjatë do të mbetet plotë vdekje, bllokadë për zhvillim, e shtytëse për emigrim./InLajmi/