Franca ka siguruar finalen e madhe në Kupën e Botës.
“Gjelat” kanë triufmuar mbrëmë ndaj Marokut dhe do të luajnë të dielën në finalen e 2-të radhazi të Kupës së Botës.
Pas ndeshjes është deklaruar edhe sulmuesi Olivier Giroud, i cili theksoi se në karrierën e tij ka mësuar të fitojë nga gabimet e mëparshme dhe se ndihet krenar që përfaqëson ëndrrën e të gjithë kombit të tij, shkruan GazetaBlic Sport.
“Në jetë asnjëherë nuk humbet, thjesht ato gabime të bëjnë të mësosh. Duhet t’i përdorësh gabimet për të arritur më pas objektivat dhe gjëja më e rëndësishme është kur sheh shkëlqimin në sytë e njerëzve kur ata janë duke festuar arritje të tilla. I gjithë kombi është me ne, ndjehem krenar dhe është një ëndërr e kthyer në realitet. Tani le të fitojmë edhe një tjetër titull”, tha Giroud.