Analisti Dardan Sejdiu ka thënë se qeveria me në krye Albin Kurtin, prej se ka filluar me qortime dhe gjoba në veri, nuk e ka mbajtur asnjë qëndrim për më shumë se një javë.
Sejdiu tha se kjo dukuri tashmë po e karakterizon këtë qeveri, shkruan Klan Kosova.
“Kemi një çështje e cila ka të bëj me konsistencë, pra një konsistencë në qëndrim-veprim të qeverisë, karshi fjalëve që i bën. Qeveria, prej momentin që është futur në lëvizjen me gjoba, me qortime, nuk e ka asnjë qëndrim që e ka mbajtur më shumë se një javë. Asnjë nuk e ka. Kjo është diçka që ka filluar ta karakterizojë këtë qeveri, sa i përket muajit të fundit”, tha Sejdiu.