Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ditën e enjte ka pritur në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger, përcjell InLajmi.
Haradinaj deklaroi se temë e takimit ka qenë situata aktuale në Mitrovicën e Veriut, e tensionuar pas vendosjes së barrikadave.
Lider ii Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se Austria është factor i rëndësishëm në periudhën e shtetndërtimit të Kosovës, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese.
Postimi i plotë i tij:
Sot, prita në takim Ambasadorin austriak në Kosovë, z.Christoph Weidinger. Biseduam për zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalon vendi ynë.
Ambasadorin Ëeidinger, e falënderova për ndihmën e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës në të gjitha periudhat e shtetndërtimit, me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik dhe proceset integruese./InLajmi/