Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka dorëzuar të enjtën aplikacionin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se pret që anëtarësimi i Kosovës në BE të finalizohet brenda një periudhe 9 vjeçare.
Pas dorëzimit të aplikimit, ai treguar se Kosova synon që të aplikojë për anëtarësim edhe në NATO, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, për Aleancën Veri-Atlantike si masë lehtësuese është që aty ndodhen 4 vende që nuk e njohin Kosovën, ndërsa në Bashkimin Evropian janë 5 shtete.