Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të enjte ia dorëzoi zyrtarisht në Pragë aplikimin e Kosovës në BE, ministrit çek për Çështje Evropiane, Mikuláš Bek, përcjell InLajmi.
E kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian e ka mirëpritur Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq.
Plenkoviq i uroi suksese Kosovës në rrugëtimin evropian ku dhe ofroi mbështetje për popullin e Kosovës, ku theksoi se Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj evropian.
Postimi i plotë i tij:
Mirëpresim kërkesën e Kosovës për anëtarësim Bashkim Evropian dhe i urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tyre evropian! Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje dhe të ndajmë përvojat kroate. Urime Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës. /InLajmi/