Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet e Prishtinës po shkelin zyrtarisht Marrëveshjen e Uashingtonit me aplikimin për pranimin e Kosovës në Bashkimin Evropian., transmeton InLajmi.
“Për të gjitha këto përgjigje do të merrni pas mbledhjes së qeverisë, të cilën e kam thirrur për të enjtën. Do të merrni gjithashtu përgjigje në lidhje me kërkesat tona lidhur me Rezolutën 1244, por edhe për tërheqjen e njohjes nga shumë vende”, u tha Vuçiq gazetarëve në kufirin serbo-hungarez.
Vuçiq iu referua edhe takimit të së mërkurës me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak dhe zëvendësndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Escobar dhe tha se “ka disa ide për situatën aktuale në Kosovë.
“Sidoqoftë, situata nuk është e thjeshtë, është shumë e ndërlikuar. Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka shtuar presidenti i Serbisë, shkruan N1.
Këto deklarata presidenti i Serbisë i bëri të enjtën, ditë kjo kur Kosova zyrtarisht e dorëzoi kërkesën për aplikim për anëtarësim në BE./InLajmi/