Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami tha se presidentja Vjosa Osmani është epiqendra e përçarjeve politike në Kosovë, përcjell InLajmi.
Behrami tha se presidentja Osmani e ka shkelur disa herë Kushtetutën dhe meqë e ka kuptuar se mbështetja popullore e saj ka pësuar rënie, ajo po e praktikon teknikën e të akuzuarit të partive opozitare për dështimet e saj.
Ish-këshilltari i Thaçit theksoi se Vjosa Osmani e ka një vend në histori, dhe ai është si kundërshtare e historisë së Kosovës.
Ai vlerëson se e para e shtetit është duke bëtë tregti me sovranitetin e Kosovës, sepse edhe fjalimi i saj i fundvitit ishte i mbushur përplot me urrejtje.
Postimi i plotë i tij:
Fjalimi për fundvit i Presidentes Osmani edhe një herë dëshmon se ajo është epiqendra e përçarjeve politike në Kosovë.
Presidentja Osmani ka shkelur tri herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Pasi ka parë që mbështetja popullore e saj ka rënë për tokë, Presidentja Osmani i rikthehet teknikave primitive të akuzave kundër oponentëve politikë!
Derisa lexonte fjalimin përplot urrejtje, Presidentja Osmani është duke bërë tregti me sovranitetin e Kosovës, duke negociuar për autonomi të veriut të Kosovës.
Je duke kërkuar vend në histori.
Atë tashmë e ke fituar.
Ti gjithmonë do të jesh në anën e kundërt të historisë së Kosovës./InLajmi/