Ministri i Punëve të Jashtme i Estonisë Urmas Reinsalu, ka thënë se Estonia e mbështet Kosovën në rrugën drejt Bashkimit Evropian, përcjell InLajmi.
Kosova gjatë ditës së enjte ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Ndryshe, gjatë ditës së mërkurë presidentja e vendit Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, si dhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kanë nënshkruar dokumentin për aplikim në Bashkimin Evropian.
Kurti e ka quajtur aplikimin e Kosovës për BE si moment historik. /InLajmi/