Eksperti i sigurisë, Agim Musliu tha se Bashkimi Evropian nuk i di të gjitha gjërat që po i bën Serbia në Mitrovicën e Veriut, përcjell InLajmi.
Musliu deklaroi se kriminelët e terroristët e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i kanë mbyllur rrugët edhe për serbët e Kosovës, e jo vetëm për shqiptarët.
Madje, shtoi ai se një grua që e kanë ndaluar të marrë trajtimin e duhur mjekësor të mërkurën mbrëma paska vdekur.
Ai potencoi se Bashkimi Evropian nuk i di këto gjëra dhe se kjo quhet katastrofë humanitare.
Postimi i plotë i tij:
Kriminelët e terroristët e Vuçiqit, në kry me Radoiçiqin, ua paskan mbyll rrugët edhe vet serbëve në veri. Një grua serbe që ka pasur atak kardiak mbrëmë diku në veri, të cilën nuk e kanë lënë të shkojë në spital, paska vdekur.
Këtë e kuptuam, por sa raste të tjera nuk nuk i dijmë?
A e dijnë EU-ja? Kjo quhet katastrofë humanitare!/InLajmi/