Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pasi Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian kanë arritur të mërkurën marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell InLajmi.
Bislimi tha se liberalizimi i vizave është një arritje në integrimin evropian të Kosovës, dhe se nënshkrimi i aplikimit për anëtarësim në BE është arritje historike.
Ai falënderoj presidencën Çeke të këshillit të BE-së për përkushtimin gjatë presidencës së tyre në këtë proces dhe gjithashtu grupin parlamentar të social-demokratëve të cilët mirëpritën aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE.
Postimi i plotë i tij:
Parlamenti, Këshilli dhe Komisioni Evropian janë dakorduar ditën e sotme mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.
Dakordimi, i cili do të kalojë në hapat e mëtejshëm procedurial para hyrjes në fuqi, do t’u mundësojë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të udhëtojnë drejt BE-së pa viza, më së largu me një janar 2024, për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh brenda çdo periudhe 180 ditore.
Liberalizimi i vizave është një arritje në integrimin evropian të Kosovës. Kjo është një ditë e rëndësishme evropiane për vendin tonë, pas edhe nënshkrimit të aplikimit për anëtarësim në BE.
Falenderoj Presidencën Çeke të Këshillit të BE-së, për përkushtimin gjatë presidencës së tyre në këtë proces. Gjithashtu dhe grupin parlamentar të social-demokratëve, të cilët mirëpritën dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE./InLajmi/