Federata Mbretërore e Belgjikës ka hapur një aplikim në internet, për të gjetur pasuesin e ish-trajnerit Roberto Martinez, pas performancës së tyre të dobët në Kupën e Botës Katar 2022.
Shoqata Mbretërore e Futbollit të Belgjikës ka shkruar: “’FA Mbretërore e Belgjikës është në kërkim të një trajneri të ekipit kombëtar me kohë të plotë që di të fitojë. Trajneri i ri i Kombëtares duhet të jetë jashtëzakonisht ambicioz dhe të ketë përvojën e nevojshme ndërkombëtare në nivele të larta, njohuri taktike të futbollit, si dhe aftësi të duhura personale.
‘Gjenerata e Artë’ nuk arriti të fitojë ndonjë çmim të madh gjatë mbretërimit të Martinez, duke u afruar më së shumti në Kupën e Botës 2018, ku përfunduan në vendin e 3-të.
Belgjika, e cila hyri në Kupën e Botës e 2-ta në renditjen e FIFA-s, u eliminua në fazën e grupeve, pasi nuk arriti të regjistrojë një fitore të vetme nga tre ndeshjet e saj, shkruan KlanKosova
Pas eliminimit, Martinez vendosi të tërhiqej nga posti i trajnerit, pas 6 vitesh në këtë post.