Iraniani Afshin Esmaeil Ghaderzadeh, i lindur më 13 korrik 2002 është njeriu më i shkurtër në botë që jeton, me përmasa 65,24 cm, transmeton InLajmi.
Ai është pothuajse 7 cm më i shkurtër se mbajtësi i mëparshëm i rekordeve, 36-vjeçari Edward “Niño” Hernandez.
Afshin është njeriu i 4-të më i shkurtër i verifikuar ndonjëherë nga Rekordet Botërore Guinness.
Jeta e Afshinit në Iranin verior nuk ka qenë e lehtë. Në pamundësi për të ndjekur shkollën për shkak të gjatësisë së tij, Afshin ka luftuar me probleme me shkrim dhe leximi. Megjithatë, ai është i kënaqur që kohët e fundit ka mësuar të shkruajë emrin e tij, shkruan Guiness.world.
Ai mund të flasë kurdisht ashtu edhe persisht, duke përdorur dialektin farsi. /InLajmi/




















