Partia Socialdemokrate ka mbajtur aksion simbolik pranë ndërtesës së Qeverisë së Kosovës lidhur me Asociacionin dhe zhvillimet e fundit në veri, raporton InLami.
Anëtarë të PSD-së kanë shkruar në ndërtesën e Qeverisë “tension për Asociacion” dhe “tension për koncesion”.
Anëtari i kryesisë së PSD-së Zgjim Hyseni, teksa kritikoi qasjen e Qeverisë së Kosovës për veriun, tha se shtensionimi i situatës në veri i ka shërbyer vetëm Kurtit.
E njëjta gjë ndodhi me zgjedhjet në Veri. Konjufca në Prishtinë fliste për shtyerjen e zgjedhjeve, ndërkohë në Veri me armë zjarri u plagos polici Ekrem Neziri. Nëse zgjedhjet u shtyen, kujt i shërbeu tensionimi. Kryeministrit sigurisht” tha ai.
Hyseni ka thënë se tensionet kaotike në veri po shërbejnë si katalizator për Asociacionin.
“Tensionet kaotike, joserioze dhe të pamenduara në Veri e kanë pasur edhe një efekt. Nëse Veriun e vendit e trajton vetëm me hekur dhe kerbaç, ky është argument për formimin e Asociacionin. Kjo mënyrë e Qeverisë e ka unifikuar bashkësinë ndërkombëtare më Serbinë. Tensionet në Veri po shërbejnë si katalizator për Asociacionin”, tha ai. /InLajmi/