Një varkë e vogël me emigrantë është përmbytur në Kanalin Anglez në afërsi të Kentit, ku edhe dyshohet për viktima, transmeton InLajmi.
30 deri në 50 persona ndodheshin në varkë, por ende nuk dihet identiteti apo shtetësia e tyre.
Rojet bregdetare, marina franceze dhe një ambulancë ajrore u dërguan për ndihmë.
Operacioni i madh i kërkim-shpëtimit u nis në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar në kushte ngrirjeje pas raportimeve për një incident rreth orës 03:40 të mëngjesit.
Shërbimi i Ambulancës në Bregun Juglindor tha se u thirr pas raportimeve të incidentit dhe dërgoi ekuipazhe në Dover, në Kent, për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit, shkruan BBC.
Qeveria tha se ishte në dijeni të incidentit dhe agjencitë po mbështesnin reagimin e koordinuar. /InLajmi/