Të mërkurën zhvillohet ndeshja mes kombëtares së Francës dhe asaj të Marokut, për të kaluar në gjysmëfinale të Botërorit “Katar 2022”, përcjell InLajmi.
Ndeshja do të zhvillohet në ora 20:00 dhe pritet të jetë një ndër ndeshjet më interesante të këtij botërori.
Fituesi i kësaj ndeshje futbollistike do ta presë në duel Argjentinën, që e siguroi kalimin ne gjysmëfinale në përballje me kombëtaren e Kroacisë.
Ndeshja mes Argjentinës dhe Kroacisë u zhvilluar mbrëmjen e së martës, ku Argjentina triumfoi me rezultat 3 me 0.
Kombëtarja franceze po llogaritet si favorit për ndeshjen e së mërkurës, sepse ka treguar përgatitje të plotë dhe profesionale në këtë kampionat.
Por surpriza e madhe e këtij botërori është kombëtarja e Marokut, e cila arriti deri në ndeshjen për gjysmëfinale, kur askush nuk kishte pritshmëri prej saj.
Megjithatë, ndeshja e së mërkurës do të jetë mjaft interesante./InLajmi/