Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi kujtoi Komandantin e Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi, dhe 41 bashkëluftëtarët të tij, të cilët 24 vite më parë ranë heroikisht në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar, në Pashtrikut, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se sakrifica emblematike e Mujës përkundër plagëve të pashëruara në trup, bashkë me bashkëluftëtarë priu në frontin e luftës, do të mbetet përherë në mbamendjen historike të popullit të Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Sot kujtojmë Komandantin e Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi, dhe 41 bashkëluftëtarët të tij, të cilët si sot, 24 vite më parë ranë heroikisht në brezin kufitar shqiptaro-shqiptar, në Gorozhup të Pashtrikut.
Sakrifica emblematike e Komandant Kapuçit, i cili përkundër plagëve të pashëruara në trup, bashkë me bashkëluftëtarë priu në frontin e luftës, do të mbetet përherë në mbamendjen historike të popullit të Kosovës, në luftën tonë shekullore për liri e pavarësi.
Lavdi e përjetshme për jetën dhe veprën e të gjithë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës! /InLajmi/