Kryetari i Aleancës për Ardhmërisë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar 4 vjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, ndërsa shprehet krenar se me vendimin e tij ai vuri një gur në themelin e ushtrisë, përcjell InLajmi.
Më këtë rast Haradinaj ka ripostuar fjalimin e tij para 4 vitesh kur ishte shprehur se Kosova e fundit u rreshtua si shtet me ushtri të veten, por ka kujtuar se ky rreshtim i fundit nuk thotë se ushtria e Kosovës është më pak e rëndësishme se gjitha të tjerat.
Postimi i plotë i tij:
Kosovë, urime 4 vjetori i Ushtrisë!
Krenar që pata mundësinë ta vendos një gur në themelin e Ushtrisë së Kosovës! Në 4 vjetorin e themelimit të saj, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra!/InLajmi/