Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin se nuk po ndërmarrin asgjë për të larguar barrikadat në Mitrovicën e Veriut, përcjell InLajmi.
Krasniqi i quajti “patriotë” kryeministrin Kurti dhe ministrin Sveçla, të cilët sipas tij kanë rënë në heshtje s ai përket situatës në veri të Kosovës.
Ai shtoi se Kurti dhe Sveçla janë të zënë duke diskutuar për planin franko-gjerman, i cili i siguron Serbisë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kurse Kosovës nuk ja siguron njohjen nga Serbia.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Patriota, barrikadat hala i keni n’veri! A u kry filmi edhe kësaj here a?
Ku mbet Qeveria Kurti e kryepolici Sveqla?
Apo janë të zënë në diskutimet për planin franko-gjerman i cili ia jep Serbisë Asociacionin, kurse Kosovën e lë pa njohje./InLajmi/