Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Bordin Drejtues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë kryesuar nga ish- ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, përcjell InLajmi.
Kryeministri Kurti gjatë takimit theksoi se i përgjigjet thirrjes dhe aspiratave të qytetarëve të Republikës që thellësisht besojnë se e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian.
Gjithashtu në këtë takim u theksua se është momenti është i duhur për të aplikuar në BE, duke marrë parasysh faktin se Kosova është vendi më demokratik në rajon.
Delegacioni i Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë shprehu mbështetjen e pakursyer për Qeverinë e Republikës së Kosovës.
U bisedua për mundësitë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit të nismave në mbështetje të proceseve integruese të Republikës së Kosovës. Në këtë kontekst, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu kënaqësinë dhe përkrahjen e plotë për aplikimin e sotëm të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /InLajmi/