Franca është kualifikuar në finale të Kampionatit Botëror për herë të 2-të radhazi.
Francezët mposhtën Marokun në gjysmëfinale me rezultat të pastër 2:0.
Ishte Theo Hernandez i cili realizoi në minutën e 5-të të ndeshjes për epërsinë fillestare të “Gjelave”.
Kolo Muani e 2-fishoi epërsinë e francezëve në minutën e 79-të të ndeshjes, shkruan Front Online.
Ndryshe, kjo sfidë është e vlefshme për fazën gjysmëfinale të “Katar 2022”.