Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak së bashku me emisarin e SHBA-së Gabriel Escobar kanë shkuar në Serbi për të diskutuar për situatën në veri të vendit, përcjell InLajmi.
Lajçak njoftoi se me presidentin serb Aleksandar Vuçiqin kanë bisedur për gjetjen e një zgjidhjeje politike, që mund të ulë tensionet dhe mund t’i largojë barrikadat e vendosura në veri.
Emisari i SHBA-së në fund theksoi se Vuçiqi e kupton seriozitetin e situatës.
Ndryshe, gjatë ditës së martë Escobar ka qenë për vizitë në Kosovë, dhe ka kërkuar nga të 2 vendet që të mos ndërmarrin veprime që çojnë në tensionim të situatës. /InLajmi/
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1603039911917010946