Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha tha se tani janë bërë plot 106 orë që Policia e Kosovës ndodhet në Jarinë dhe Jashanicë pa u zëvendësuar nga kolegët e tyre, përcjell InLajmi.
Ai tha se është duke i përcjellur me shqetësim zhvillimet në veriun e Kosovës.
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar në pikat kufitare në Jarinë, Jashanicë dhe Bërnjak, pika këto të bllokuara nga barrikadat e vendosura nga serbët, për të penguar qarkullimin e lirë.
Postimi i plotë i tij:
Tani, sapo u bënë 106 orë që Policia e Kosovës në Jarinë dhe Jashanicë po qëndrojnë pa ndrrim.
Duke përcjellur me shqetësim zhvillimet në Veriun e vendit tonë!/InLajmi/