Ministri i Mbrojtjes së Sigurisë së Kosovës, Armend Mehaj tha se përvjetori i 4-të i Forcës së Republikës së Kosovës na gjen me suksese të mëdha, përcjell InLajmi.
Mehaj shtoi se përkundër sfidave të ndryshme, rrugëtimi ynë vazhdon me vizionin për një ushtri me moral të lartë të arsimuar e stërvitur e të gatshëm për mbrojtjen e atdheut.
Tutje ai tha se Ushtria e Kosovës është ushtri e ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar mbi gjakun, djersën e mundin e heronjve , dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza.
Postimi i plotë i tij:
Përvjetori i katërt i Forcës sonë me mandatin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës na gjene me suksese të mëdha.
Përkundër sfidave të ndryshme, rrugëtimi ynë me vizion të qartë është i pandalshëm drejtë synimit tonë.
Ushtri me ushtarakë me moral të lartë, të arsimuar, stërvitur, të pajisur dhe të gatshëm për realizimin e misionit të shenjtë në mbrojtje të Atdheut dhe qytetarëve tanë.
Ushtri e ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar mbi gjakun, djersën e mundin e heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit ndër breza.
Urime qytetarë të dashur!
Urime ushtarakë, ju gardianë të Lirisë e Republikës sonë!
Përkundër sfidave të ndryshme, rrugëtimi ynë me vizion të qartë është i pandalshëm drejtë synimit. /InLajmi/