Luis de la Fuente, trajneri i ri i Spanjës, theksoi se skuadra e tij kishte potencialin për ta fituar Kupën e Botës Katar 2022.
Në një intervist, ai theksoi se mund të flasë vetëm mirë për Luis Enriquen, shkruan Super Sport.

“Reagimin e Luis Enrique-s nuk e kam parë, por nuk kam rrjete sociale dhe nuk më ka shqetësuar. Di që ai foli mirë për mua dhe kjo është e ndërsjellë. Kupa e Botës? Franca e preferuara ime. Ne kishim potencialin për të qenë kampionë” deklaroi De la Fuente.