Forcat e NATO-s janë të gatshme, të afta dhe vigjilente”, thotë sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sekretari i aleancës veri-atlantike thotë se NATO është duke e monitoruar situatën me kujdes.

Por kërkojnë nga të 2 palët, Kosova dhe Serbia që t’i shmangin tensionet që nxisin përshkallëzim.
“Forcat e NATO-s dhe BE-së bashkëpunojnë ngushtë. Këshilla ime për të gjitha palët është që të përmbahen nga retorika që kontribuon në përshkallëzimin e konfliktit dhe të ndihmojnë në uljen e tensionet”, ka thënë ndër tjerash ai.
Ai ka treguar për historinë e NATO-s për të ndalur 2 luftërat në Ballkan, atë në Bosnje dhe në vitin 1999 në Kosovë, shkruan France 24.
“NATO është shumë e fokusuar në çështjen e Kosovës, si dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi një histori të gjatë, kemi ndihmuar për t’i dhënë fund 2 luftërave etnike, fillimisht në Bosnje dhe Hercegovinë, dhe më vonë në Kosovë. Forcat tona janë ende të pranishme atje përmes Forcat e NATO-s, gjegjësisht KFOR-i i cili ka gati 4.000 anëtarë dhe është faktor kyç në stabilizimin e rajonit dhe situatës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, transmeton Gazeta Express.
Serbët lokalë në Veriun e Kosovës kanë vendosur barrikada, përkundër kërkesave perëndimore për t’i larguar ato, një kërkesë e tillë nuk është zbatuar nga Lista Serbe e kontrolluar nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.





















