Dardan Mehmeti, projektues i “e-shkollori”, ka folur për implementimin e të këtij projekti në Shtetet e Bashkuara.
Mehmeti theksoi se e-shkollori është injoruar nga institucionet e Kosovës, por që ka gjetur përkrahje nga Shtetet e Bashkuara, ku do të fillojë implementimin.
“Platforma e-shkollori, ka filluar implementimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fillimisht në Texas, ku do të përfshihen të gjitha shkollat publike, prej vitit 2023 fillon implementimi këtu dhe pastaj do të vazhdohet në mënyrë zingjirore në gjitha shtetet e SHBA-së”, ka thënë Mehmeti.
“Atëherë në Kosovës kemi filluar përdorimin ën shkollat publike fillimisht në 2019 si pilot projekt, pas 5 viteve punë fillimisht, pastaj në 2020 në komunë e Prishtinës dhe Malishevës kemi filluar implantimin në të gjitha shkollat publike në këto 2 komuna. 2021 dhe 2022 është bashkëngjitur komuna e Gjakovës, Mitrovicës dhe së fundmi agjencia për arsim dhe aftësim profesional për të rritur, pjesë e Ministrisë së Arsimit”, shtoi ai.
“Mirëpo nuk ka gjetur përkrahje asnjëherë e-shkollor në nivel qendror, duke filluar prej propozimeve të para kur i kemi bërë në vitin 2017 deri më tash, as nuk jemi pjesë e strategjisë që është duke hartuar ministria e Arsimit”.
“E-shkollori nuk është që është refuzuar në një mënyrë, është injoruar sa i përket institucioneve qendrore, duke filluar prej vitit 2017, asnjëherë se kemi pasë një qasje serioze ndaj e-shkollorit”, tha ai në Klan Kosova.
“E-shkollori është i dizajnuar prej fillimit për të plotësuar çdo nevojë kërkesë, që ka sistemi i arsimit në Kosovë, është sistem i dizajnuar dhe i zhvilluar ekskluzivisht për Kosovën. Për Amerikë kemi bërë përshtatjen me kurrikulën dhe sistemin amerikan, tahsmë ka filluar implementimi, por si sistem është dizajnuar për Kosovë”.