Ministri i Finanacave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka ndarë 5.4 milionë euro subvencionim për energjisë elektrike, raporton InLajmi.
Murati u shpreh së propozim vendim ka lidhje direkte me ministrinë që ai drejton, pasi sipas tij ky është hapi i radhës i cili zotohet të përmbush zotimin për ndarjen e 100 milionë eurove për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike.
“Ky propozim vendim ka të bëjë me ndarjen në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë e që Përbën hapin e radhës drejt përmbushjes së zotimit tonë për të ndarë 100 milionë euro për subvencionim të tarifave të energjisë elektrike e që ato të mos rriten në mënyrë të pakontrollueshme. Ndarja e radhës është në kuadër të ndarjes fillestare prej 60 milionë euro 5.4 milionë euro në mënyrë që të mbulohet subvencionimi i deritanishëm sipas modaliteteve nga Ministria e Ekonomisë”, tha Murati./InLajmi/