Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se këtë javë Kosova do të dorëzojnë aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, raporton InLajmi.
Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, tha se ka ardhur koha që statusin potencial për kandidat ta kthejmë zyrtarisht në kandidat për anëtarësim.
“Para një viti kemi bërë të ditur se aplikimin për anëtarësim do ta bëjmë këtë vit dhe në këtë mbledhje po ju njoftojmë se aplikimin në Bashkimin Evropian do ta dorëzojmë këtë javë. Bashkimi Evropian është vend i paqes dhe vendi ynë natyrisht se e ka vendin në këtë shtëpi”, ka thënë ai.
Këtë deklaratë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e bëri ditën e martë në mbledhjen e zakonshme të qeverisë, mbledhje kjo e cila nuk ka përfunduar akoma./InLajmi/