Politologu, Dorajet Imeri u shpreh se çështjet e Kosovës nuk duhet ndërlidhur me qëndrimet e një lideri opozitar.
Këtë deklaratë Imeri e dha duke komentuar qëndrimet e kryeministrit, Albin Kurti rreth formimit të Asociacioni të komunave me shumicë serbe, në kohën sa ai ishte në opozitë.
“Fillimisht ne nuk duhet ta lidhim çështjen e Kosovës me qëndrimet opozitare të një lideri, qëndrimet e tij opozitare janë shumë të rëndësishme sepse mbi të e votojnë por obligimet shtetërore dalin mbi qëndrimet”, tha ai.
Imeri tha se Kosova duhet prodhuar zgjidhje kreative në vendimmarrjen e saj.
“Duhet prodhuar zgjidhje kreative, nëse mendojmë që në pafundësi do të vazhdojë me këtë qasje është gabueshme, Kosova duhet të jetë kreative në vendimmarrjen e saj. Dua të them se Kosova ka një obligim të caktuar në arenën ndërkombëtare ky obligim ka qenë e gabueshme në plan sepse e përmendur në 2015 por e kemi një rrugëzgjidhje e asnjë obligim ndërkombëtar Kosova nuk e ka që e shkel kushtetueshmërinë e saj, këtë nuk ka mundësi ta kërkojë askush”, tha ai në “Këndin e Debatit” në tëvë1
Sipas tij, Kosova duhet propozuar një draft i cili do të parashihte një Asociacion pa kompetenca ekzekutive.
“Kosova mund të dal me një draft që mund të jetë tepër minimal për të shkuar në marrëveshjen përfundimtare marrëveshje me qendër të njohjes që do ta parashihte një Asociacion pa asnjë kompetencë ekzekutive sepse Kushtetuta nuk e lejon. Partitë politike duhet hyrë në një kohezion të dalin me qëndrim të qartë Kosova ka një obligim dhe duhet zbatuar nëse kjo nuk do të respektohet nga Serbia atëherë presioni nuk do të jetë më tek pala kosovare sepse ka kryer obligimet ndërkombëtare”, shtoi ai.