Ish-deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” ka komentuar vizitën e Escobar dhe Lajçak zhvilluar sonte në Prishtinë.
Gaxherri tha se vizita të tilla janë mirseardhura për Kosovën.
“Diplomacia ndërkombëtare me në krye SHBA-të, fatmirësisht është angazhuar dhe është vënë në levizje për të përmbyllur një proces të stërzgjatur , të lodhshëm dhe të mundimshëm që ka Kosova në raport me Serbinë.Këto vizita të kësaj forme janë të mirseardhura për Kosovën”
Gaxherri tutje theksoi se kryeministri Kurti duhet të jetë më bashkëpunues me faktorin ndërkombëtar.
“Kosova natyrisht që duhet të jetë bashkëpunuese, por fatkeqësisht ne kemi pas vërejtje dhe kemi vërejtje në lidhje me kryeministrin e Republikës së Kosovës që ai të jetë më bashkëpunues me faktorin ndërkombëtar, në mënyrë të veqantë me SHBA-të. Nuk guxojmë të gabojmë sepse ne nuk mund të përmbyllim procesin pa mbështetjen e SHBA-ve” deklaroi Gaxherri.