Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq të marten i bëri thirrje BE-së që siç tha ajo të ndihmojë që Dejan Pantiq të lirohet nga paraburgimi, transmeton InLajmi.
Bërnabiq thotë se kriza në Kosovë është shkaktuar me qëllim që Albin Kurti të bëjë presion ndaj Beogradit, e kohëve të fundit ka pasur disa arrestime, sipas saj, të personave të pafajshmëm
Sipas saj, në Kosovë çdo gjë do të ishte ndryshe nëse do të zbatohej Marrëveshja e Brukselit, sepse situata do të ishte më stabile dhe më paqësore, do të vazhdonin bisedimet me Prishtinën dhe do të ktheheshin serbët në institucionet e Kosovës,
Ish-polici serb, Dejan Pantiq u arrestua nën dyshimet për sulm në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në veri.
Masa e paraburgimit prej një muaji ndaj Pantiqit u vendos të enjten nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Pas arrestimit të tij, serbë vendosën barrikada në këtë pjesë të vendit, duke bllokuar kështu rrugët për qarkullim./InLajmi/