Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se Serbia nuk do të dorëzohet derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, përcjell InLajmi.
Vuçiq theksoi se nuk ka dhe as që do të ketë dorëzim nga ana e Serbisë, e cila do të luftojë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe respektimin e të drejtave të njeriut për të arritur në një marrëveshje finale.
In pari i Serbisë tha se populli serb i Kosovës po detyrohet t`i mbrojë vartat e veta me barrikada.
Vuçiq tha se Serbia do të vazhdojë të luftojë me mjete ligjore për paqen, për një jetë dhe të ardhme më të mirë.
Në fund ai tha se Serbia do të fitojë.
Postimi i plotë i tij:
Nuk ka dhe nuk do të ketë dorëzim, ky është vendimi i Serbisë dhe mesazhi im për popullin tonë në Kosovë e Metohi, i cili sërish detyrohet të mbrojë vatrat e tyre në barrikada.
Mesazhi për të gjithë të tjerët është që të formohet ZSO, të respektohen të drejtat dhe liritë e serbëve dhe të Serbisë dhe të sillen në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara dhe të drejtën ndërkombëtare, sepse vetëm kështu mund të fillojë normalizimi i marrëdhënieve dhe jetës së të gjithë neve.
Ne vazhdojmë të luftojmë me të gjitha mjetet ligjore për paqen, për një jetë dhe të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë. Serbia do të fitojë!/InLajmi/