Banoret të cilët jetojnë në Veriun e Republikës së Kosovës ditëve të fundit po shohin tmerrin me sy, pasi situate që është krijuar atje nga strukturat serbe po vështirson jetesën atje, por për këtë dikujt nuk po i bëhet vonë, përcjell InLajmi.
Së fundmi pjesëtarët e Eulex-it dhe ata të Policisë së Kosovës u sulmuan nga protestuesit serb atje, dhe për këtë reaguan krerë institucional e ndërkombëtar.
Por më sa duket ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu mendjen e ka tek punët e veta e pothuajse fare tek veriu pasi kjo e fundit ka nxjerrur në pah rezultatet lidhur me luftën kundër korrupsionit që sipas saj janë pozitive.
Haxhiu ka thënë së Kosova ka shënuar rënie të rasteve korruptive ndërkohë që 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është shënuar rritje e tyre.
Postimi i plotë i saj:
Rezultatet pozitive lidhur me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit po vazhdojnë të pasqyrohen edhe më tej në raporte vendore, rajonale e ndërkombëtare.
Së fundmi, sipas Rrjetit Rajonal për Anti-Korrupsion SELDI është raportuar se Republika e Kosovës është i vetmi vend me rënie të rasteve korruptive, ndërkohë që për 5 vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është shënuar rritje e tyre./InLajmi/